Lajme Shqip Thursday, 01 August 2013 13:30

Shkup – Në Maqedoni ka filluar një garë e ndërtimit të përmendoreve, skulpturave, pllakave përkujtimore etj., ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve. Në fshatrat ku kishte luftuar UÇK-ja gjatë vitit 2001 dhe në vendet ku kishin rënë dëshmorët, thuajse çdo kund është ndërtuar nga një kompleks përkujtimor.

Të njëjtën gje po e kanë bërë dhe po e bëjnë maqedonasit. Rast më i freskët është ndërtimi i një pllake përkujtimore në Neproshten të Tetovës, ku maqedonasit dëshirojnë t’i përkujtojnë të zhdukurit e tyre gjatë konfliktit të vitit 2001.

Besim Hoda nga OVL e UÇK-së e konsideron provokim një gjest të tillë, kryetari i komunës së Tearcës ku bën pjesë ky fshat thotë se s’kanë dhënë leje për një pllakë të tillë, kurse Nazmi Azizi kryetar i bashkësisë lokale thekson se kjo nuk iu pengon shqiptarëve, pasi edhe ata kur ndërtuan përmendoret për dëshmorët e UÇK-së, askush nga maqedonasit nuk u ankua, transmeton DW.

Por çfar ënë të vërtetë po ndodh në Maqedoni. Profesori Ilija Acevski konsideron se ekziston një garë për ndërtimin e përmendoreve ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.

“Shoqëria në Maqedoni është e ndarëm kurse me ndërtimin e përmendoreve kushtuar konfliktit të vitit 2001, kësaj ndarje i vendohen ‘themele më të forta’. Kjo garë e përmendoreve do të vazhdojë edhe më shumë”, thekson Acevski.

Ndërkaq, profesori Sunaj Raimi konsideron se gjenerator i ndërtimit të dyfishtë të përmendoreve është fakti se askush nuk e sqaron se çfarë ndodhi në vitin 2001.

“Pala maqedonase konsideron se kjo ishte një lloj agresioni ose një luftë e instaluar. Tentohet që të gjithë të vrarët nga radhët e forcave policore-ushtarake të konsiderohen si njerëz që e mbrojtën Maqedoninë, kurse pjesëtarët e UÇK-së konsiderohen si sulmues. Tek shqiptarët krijohet përshtypja se maqedonasit nuk mund të kuptojnë se arsye për luftën ishte mohimi i të drejtave të tyre elementare. Duke pasur parasysh se shteti bëhet i shurdhër e qorr, dhe nuk i sheh ndjenjat e njëjta te shqiptarët, ata janë të detyruar që vetë të organizohen me qëllim që t’i respektojnë dhe nderojnë njerëzit që humbën jetët e tyre për arritjen e barazisë politike dhe të drejtat e etnikmit të tij”, tha Raimi për DW, transmeton “Zhurnal”.

Shpesh gjenden edhe pohime se “ekspansioni i skulpturave” është rezultat i “skulpturomanisë së Nikolla Gruevskit”.