Lajme Shqip Saturday, 06 April 2013 18:31

Pretoria – Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ka dalë nga spitali, ku është trajtuar për pneumoni.

Në deklaratën e Qeverisë së këtij vendi thuhet se Mandela ka pasur “një përmirësim gradual dhe të qëndrueshëm të gjendjes së tij të përgjithshme”.

Mandela, 94 vjeç, është pranuar në një spital të Pretorias qysh më 27 mars, për shkak të infeskionit në mushkëri.

Ai ka shërbyer si presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut, në periudhën 1994-1999 dhe nga shumë konsiderohet si baba i kombit.

Mandela ka udhëhequr luftën kundër aparteidit dhe në vitin 1993 është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe.(LajmeShqip.com)