Lajme Shqip Saturday, 18 June 2011 17:11

Ramallah - Presidenti palestinez Mahmud Abas mbrëmë u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që veçmas ose bashkarisht ta njohin shtetin palestinez.

Negocuesi palestinez Saeb Erekat deklaroi se në takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Kethrin Eshton, Abas konfirmoi se qëndrimi i palestinezëve është që të ripërtërihet procesi paqësor me Izraelin.

Abas përmendi se pret që kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu t’i pranojë negociatat për dy shtete dhe ta ndalojë ndërtimin e lagjeve hebraike, veçanërisht në Jerusalem.

“I bëjmë thirrje BE-së që të na ndihmojë në Kombet e Bashkuara të njihet Palestina në kuadër të kufijve nga viti 1967″, theksoi Erekat.

Eshton ditën e enjte arriti në Izrael, ku u takua me ministrin izraelit të Punëve të Jashtme Avigdor Liberman. Më vonë ajo shkoi në Ramallah në Bregun Perëndimor, ku bisedoi me Abasin dhe me kryeministrin izraelit Salam Fajad.