Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 11:49

Luksemburg – Këshilli i Bashkimit Evropian për drejtësi dhe punë të brendshme do të debatojë sot për gatishmërinë e Bullgarisë dhe Rumanisë për inkuadrim drejt Zonës së Shengenit, theksohet në programin e seancës në Luksemburg.

Sipas eurodeputetit Karlush Koeljo, i cili është raportues i Parlamentit Evropian për këtë çështje, sot Këshilli do ta konfirmojë datën në të cilën do të sillet vendimi përfundimtar. Sipas informatave të fundit kjo do të jetë nga fundi i vitit, gjatë verës ose vjeshtës.

Procedura e PE-së është përfunduar pasi që Parlamenti dje me shumicë të madhe e votoi rezolutën për mbështetje të inkuadrimit të dy vendeve ndaj Zonës së Shengenit.

Këshilli është një organ nga i cili varet vendimi, dhe kjo duhet të sillet me unanimitet të plotë. Në muajin maj grupi punues i Këshillit, i obliguar për vlerësim të gatishmërisë së dy vendeve me unanimitet vendosi se dy vendet i plotësojnë të gjitha kriteret teknike.

Plotësimi i kritereve është kushti i vetëm për pranim në hapësirën shengen sipas legjislacionit aktual evropian.