Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 19:35

Luksemburg – Në Luksemburg, Këshilli i punëve të brendshme dhe drejtësi i BE-së nuk miratoi vendim për suspendim të regjimit të lirë të vizave për Maqedoninë dhe Serbinë me Bashkimin Evropian, njofton radioja gjermane, në gjuhën maqedone, Dojçe Vele.

“Ne nuk parapamë pezullim (të regjimit pa viza për Maqedoninë dhe Serbinë). Mekanizmi për pezullim u shqyrtua sot, por jo në këtë kontekst. Pezullimi do të bëhet në kushte specifike, të konfirmuara nga Komisioni, që do të gjendet në legjislacionin për vizat, si klauzolë mbrojtëse”, deklaroi në Luksemburg komisarja evropiane e punëve të brendshme Sesilia Malmstrom.

Sipas dokumentit të Komisionit Evropian, të shqyrtuar në luksemburg, për kthim të vizave për një vend mund të vendosë në tre raste: nëse në periudhë prej gjashtë muaj një vend i BE-së konstaton rritje prej 50 për qind të kërkuesve të azilit, ose rritje prej 50 për qind të ilegalëve ose, madje, 50 për qind më shumë riatdhesim për një vend të njejtë.

Vendet e BE-së duhet madje të arsyetohen për zgjedhjen e tyre para Komisionit, e cila do të ketë fjalën e fundit. Gjegjësisht, nuk do të ketë automatizma.

Malmstrom, siç transmeton mëtej Dojçe vele, para gazetarëve theksoi se për rastin e Maqedonisë dhe Serbisë sot zhvillohej diskutim i gjatë në Këshillin e punëve të brendshme dhe drejtësi të BE-së në Luksemburg.

“Është e qartë se ekziston përparim i vërtetë i arritur nga këto vende në më shumë pikëpamje, por megjithatë ekzistojnë ende numër i madh i kërkuesve të azilit të cilët vinë posaçërisht nga ish-republika jugosllave e Maqedonisë dhe Serbisë. Disa vende e shfaqën shqetësimin, por për këtë çështje do të debatojmë edhe gjatë kryesimit polak me BE-në”, tha Malmstrom.

Ajo madje shpjegoi se më pak se 1 për qind e kërkesave të dorëzuara janë pranuar nga vendet-anëtare të BE-së, duke insistuar në faktin se numri më i madh i kërkuesve vinë nga bashkësia rome, të cilët jetojnë në kushte shumë të vështira, të cilat duhet të aprovohen por kjo nuk bëhet për një natë. Për këtë qëllim janë të nevojshme angazhime të vendeve në të cilat jetojnë, përmes fushatave informative dhe aksioneve konkrete”, tha eurokomisarja.

Në raportin i cili shqyrtohej sot në Luksemburg thuhet se me liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor është realizuar qëllimi kryesor – lehtësim të lidhjeve midis njerëzve, përmirësim të kushteve për lidhje afariste dhe këmbim kulturor dhe njohje më e mirë me BE-në.