Lajme Shqip Tuesday, 29 January 2013 15:26

Bujanoc -  Në fund të vitit 2012 në Lluçan, fshat i banuar me shqiptarë, përkatësisht në tokën  shqiptare, pushteti serb, nën mbrojtjen e hekurt të xhandarmerisë, ndërtoi përmendoren e policëve serbë të rënë gjatë luftës mbrojtëse të UÇPMB-së në vitin 2000/2001.

Ky lapidar, njëherit është edhe një provokim i radhës për shqiptarët që janë duke jetuar atje, sepse me këtë ata dëshirojnë të bëjnë presion e të frikësojnë popullin shqiptar që të shpërngulet sa më parë nga trojet e veta, raporton portali ‘Presheva’.

“Vatra” dhe i gjithë populli shqiptar i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kërkojnë që ky lapidar me kryqin orthodoks, me fotot e policëve vrasës e me hartën e Serbisë së Madhe të vendoset atje ku nuk atakon ndjenjat e shqiptarëve.(K.N/LajmeShqip.com)