Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 12:13

Tripoli – NATO-ja bombardoi sot caqe në Tripoli. Janë qëlluar kazerma afër kompleksit të Gadafit në qendër të Tripolit si dhe stacioni policor dhe baza ushtarake afër qytetit, deklaroi një përfaqësues qeveritar.

Nuk është e precizuar nëse ka viktima.

Sulmet e sotme janë më intensive pasi që para disa ditëve, për vizitë në Tripoli, ishte presidenti koreanojugor Xhejkob Zuma. Ai pati tentim të pasuksesshëm për zgjidhje të qetë të krizës.

Aeroplanët ushtarak të NATO-s çdo natë bombardojnë në Tripoli, duke e përfshirë edhe kompleksin Bab al Azizija, ku supozohet se gjendet edhe lideri libian Moamer Gadafi.