|
|
e Shtunë, 07 Korrik 2012 14:32 Tripoli-Libianët po votojnë sot në zgjedhjet e para demokratike pas gati 50 vjetësh dhe të parat pas rrëzimit të Muamar Gedafit. Qendrat e votimit u hapën në oren 8 të mëngjesit, dhe rradhë të gjata njerëzish janë vëne re në qendrat e votimit në Tripoli. 
Zgjedhësit votojnë sot për një asamble të përkohshme e cila do të ketë detyrën të zgjedhë më pas një kabinet qeverisës dhe kryeministrin. Por procesi është goditur nga dhuna dhe ndasitë e thella rajonale në vend.
Disa ish rebele kanë kërcënuar se do të demtojnë procesin duke sulmuar industrinë e naftës, pjesa më e madhe e së ciles ndodhet në lindje të Libisë. Rreth 2,9 milion libianë kanë të drejtë të votojnë për 3700 kandidatët që garojnë për Kongresin e përgjithshem Kombëtar. Parti të panumërta marrin pjesë në këto zgjedhje, por deri tani më e madhja ëhtë Partia për Drejtësi dhe Ndërtim e përbërë kryesisht nga anëtarë të Vëllazerisë Myslimane.