Lajme Shqip Sunday, 03 April 2011 09:17

Brega - Forcat lojale të Moamer Gadafit arritën t’i largojnë kryengritësit nga qyteti Brega, i cili është qendër kryesore e naftës në pjesën lindore të Libisë.

Në të njëjtën kohë, në qytetin Misrata po zhvillohen lufta të ashpra mes forcave qeveritare dhe atyre kryengritëse, ndërsa përfaqësuesi i kryengritësve i akuzoi autoritetet në Tripoli se po kryejnë “krim kundër njerëzimit”.

Sipas burimit të njëjtë, forcat qeveritare me tanke kanë gjuajtur ndaj rajoneve të banuara dhe shtëpive private. ”Këto janë krime të cilat duhen të ndërpriten. Trupat e Gadafit e rrezikojnë jetën e civilëve dhe po shfrytëzojnë armë të ndaluara”, tha përfaqësuesi i kryengritësve.

Sipas burimeve spitalore, në Misrata dhe rrethinën e saj vetëm gjatë javës së fundit janë vrarë rreth 160 persona.

Këshilli kombëtar i përkohshëm i kryengritësve libianë formon një Shtab të krizës nën udhëheqjen e Mahmud Xhebrilit, i cili do t’i transmetojë urdhërat e Këshillit, i cili mbetet trupi më i lartë politik i kryengritësve.