Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 12:47

Shkup – Mbaroi vendosja e skulpturës me ngjyrë bronzi, e lartë 13 metra, e Lekës së Madh, në shadërvanin e sheshit të qytetit. Ngjarjen e kanë ndjekur më shumë se qindra njerëz kurreshtarë, të cilët u mblodhën një orë më pare, për të qenë pjesë e momentit kur ky kalorës po vendosej në bazamentin e lartë dhjetë metra.

Një natë më parë ishte bërë vendosja e përmendores për provë me dy vinça, kurse për herën e parë, Komuna Qendër zyrtarisht e shpalli vendosjen e luftëtarit mbi kalë, e cila nuk ndodhi edhe për përmendoret tjera të cilat u vendosën gjatë periudhës së kaluar, kurse janë pjesë nga projekti qeveritar “Shkupi 2014”.

Për herë të parë pranë punës që bëri u paraqit edhe skulptorja Valentina Stefanovska, e cila edhe përkrah interesit të madh nga ana e mediumeve që nga fillimi i punimit të skulpturës, megjithatë, nuk është prononcuar. Ajo, madje, nga afër ka ndjekur gjendjen në terren dhe mundësinë për fillimin e ndreqjes të këtij objekti, që ka magjepsur përmendoret e Goce Delçevit dhe Dame Gruevit, të vendosura pranë Urës së Gurit, e të cilët dukeshin me madhësinë e sheshit.

“I tërë projekti për ndërtimin e shadërvanit, skulpturës dhe pjesët e tjera shoqëruese, financohet në disa vite buxhetore, me respektim të plotë të normave dhe procedurave ligjore”, kanë thënë nga Komuna Qendër.