Lajme Shqip Wednesday, 17 April 2013 12:05

LONDER- Pjesemarrje masive ne funeralin e lamtumires per ish kryeministren britanike Margaret Thatcher. 

Ne ceremonine qe mbahet ne  Katedralen e Shën Palit në Londër, mes te pranishmeve, lider te botes, eshte edhe kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, i cili eshte nisur qe ne dite me pare per te qene ne kete cermoni.

Trupi i ish-kryeministres u vendos dje në pallatin Westminster. Arkivoli i saj do të kalojë sot nga Kapela e Forcave Ajrore Mbretërore për në Katedralen e Shën Palit në Londër ndërsa në të dy anët e rrugës do të rreshtohen pjesëtarë të ushtrisë britanike, marinës dhe forcave ajrore.

Policia ka marre masa te forta sigurie, duke angazhuar më shumë se 4 mijë policë.

Berisha ne Londer

Kryeministri Berisha ndodhet sot ne Londër, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për nder të ish kryeministres Margaret Thatcher.

Kryeministri Berisha e ka konsideruar ndarjen nga jeta të ish kryeministres Thatcher si një humbje të madhe e një prej personaliteteve më të shquara politike të Britanisë së Madhe dhe botës perëndimore, ndërsa e quajti një mike të shquar dhe të vërtetë të shqiptarëve, e cila mbështeti me vendosmëri çështjen e tyre.(LajmeShqip.com)