Lajme Shqip Tuesday, 27 March 2012 17:00

Kubë – Papa Benedikti XVI i kërkoi kubanezëve që të punojnë për një shoqëri më të hapur dhe liberale, ndërsa mbërriti në vendin komunist në vizitën e parë të një Pape në 14 vjet.

Në një meshë përpara 200 mijë personave në qytetin lindor të Santiagos, Benedikti XVI lëshoi një thirrje për një “shoqëri të re”.

Babai i Shenjtë u mirëprit në ishull nga presidenti Raul Castro, i cili deklaroi se ana shpirtërore e kubanezëve është një aspekt shumë i rëndësishëm për Havanën zyrtare, e cila “ndihet e gëzuar për raportin e ngrohtë që ka me kishën katolike”.

Vizita në ishull, zyrtarisht me rastin e 400-vjetorit të zbulimit të Kubës nga kolonët spanjollë, do të dërgojë Benediktin XVI në kishën e konsideruar një pasuri botërore të Virgjëreshës Bamirëse së El Kobres, përpara se të përfundojë me një fjalim në sheshin kryesor të Havanës, përpara qindra mijëra personave.

Mediat ndërkombëtare kanë pritur me interes që të mësojnë nëse Papa do të bëjë deklarata kundërshtuese ndaj regjimit komunist.

Disa javë më parë, ndonëse pa përmendur emra konkretë, Babai i Shenjtë e konsideroi komunizmin si një “sistem të kaluar”, ndërsa bëri thirrje për sa më shumë demokraci mes njerëzve.

Vizita e Papës në Kubë vjen pas një etape në Meksikë, ku mbi 500 mijë besimtarë asistuan në meshën e realizuar në kryeqytetin Meksiko Siti.