Lajme Shqip Friday, 26 April 2013 18:17

Siri – Kryeministri britanik, David Cameron tha se ekzistojnë “fakte të kufizuara” për përdorimin e armëve kimike nga ushtria siriane. “është tejet serioze- tha ai për BBC-në- Ky është krim lufte”.

Të enjten, Shtëpia e Bardhë tha se shërbimet sekrete- megjithese nuk kane nje informacion plotesisht te sigurte- besojnë se Siria ka përdorur gazin sarin. Sipas tyre ka zhvendosur një “sasi te vogël” por nuk dha detaje se ku dhe kur janë përdorur.

Megjithate, u saktesua se keto informacione nuk përbejne provën e përdorimit të armeve kimike.Duke mbeshtetur paralajmerimin e Uashingtonit, Kryeministri britanik, David Cameron tha se perdorimi i armëve kimike do të shënonte vijën e kuqe çka do t’i hapte rrugën ndërhyrjes se mundshme në Siri. ‘Foreing Office’ u beri jehone pretendimeve amerikane duke thene “se ka informacione te kufizuara” nga disa burime për përdorimin e armeve kimike në Siri.

Sic raporton BBC, Britania e Madhe arriti te mbledhe fakte brenda sirise dhe jane verifikuar nga Laboratori i Shkences dhe Teknologjise se Mbrojtjes. “Materiali i marre brenda Sirise rezultoi pozitiv per perdorimin e gazit sarin”.
 
Duke folur për gazetaret në Abu Dabi, te enjten, sekretari amerikan i Mbrojtjes Cak Hagel tha se perdorimi i gazit sarin “shkel cdo konvente lufte”. Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri tha se ka dy shembuj te perdorimit te armeve kimike.

Siria ka nje sasi te madhe te armeve kimike dhe bashkesia nderkombetare ka qene e shqetesuar kohet e fundit per ruajtjen e tyre. Megjithese kane qarkulluar shume akuza, nuk ka patur asnje konfirmim per përdorimin e armeve kimike gjate konfliktit qe zgjat prej dy vjetesh ne Siri. Ne dhjetor, presidenti amerikan, Barak Obama paralajmeroi ne dhjetor se Presidenti Bashar Al Asad do te perballe me pasoja nese ai do te perdore te tilla arme.(T.Ch/LajmeShqip.com)