Lajme Shqip Monday, 01 July 2013 00:38

Zagreb – Numërmi u bë në Kroaci: pesë, katër, tre, dy një.

Kroacia edhe zyrtarisht është vendi i 28-të i Bashkimit Evropian. Njerëzit kanë numëruar prej dhjetës e deri në një numrat duke qarë, duke bërë gëzuar me shampanjë në dritat që janë bërë si dekorim i veçantë pikërisht në kryeqytetin kroat, Zagreb.

Ceremonia kryesore është organizuar në sheshin e kryeqytetin kroat, Ban Jelacic.

Derisa vendin e ka “mbërthyer” gëzimi, megjithëkëtë ekziston edhe një lloj frike tek qytetarët, shkruan USA Today.

“Derisa vendi nuk ka shumë kohë që ka kaluar një kohë të përgjakshme si pjesë e ish Jugosllavisë, disa nga qytetarët mendojnë se të bërit pjesë e një familjeje tjetër, mund ti kthejë ata në të kaluarën”, shkruan USA Today.

Megjithëktë, festa në Kroaci është emocionuese, shkruhet më tej në artikullin e publikuar, që në momentet e para kur Kroacia ndezi fishekzjarret sikur të ishte festa e Vitit të Ri.