Lajme Shqip e Shtunë, 14 Korrik 2012 18:01

Zagreb – Kroacia po përballet me gjendje të jashtëzakonshme dhe nuk përjashtohet  mundësia që për një vit gjendja të keqësohet, deklaroi ministri kroat i Financave, Sllavko Liniç, duke mos e përjashtuar mundësinë që Zagrebi të kërkojë ndihmë nga Fondi monetar ndërkombëtar.

“Nuk e  di nëse në mënyrë tjetër mund të vlerësohet gjendja aktuale, prëveç si e jashtëzakonshme, kur është e vazhdueshme rënia e ekonomisë, mungesa e likuiditetit, është i madh numri i personave të papunë”, deklaroi Liniç.

Ai theksoi se nëse gjendja në Kroaci nuk përmirësohet, viti i ardhshëm për Kroacinë do të jetë shumë i rëndë. “Në afat prej gjastë muajve do të di nëse do të kemi nevojë për ndihmë nga FMN-ja”, theksoi Liniç. (LajmeShqip.com)