Lajme Shqip e Mërkurë, 04 Korrik 2012 10:40

Tiranë – Janë më tepër se 16.500 personat e vdekur për shkak të dhunës në Siri që nga fillimi i revoltave kundër regjimit të Bashar Al Assad, në mars të vitit 2011.

Një llogari të tillë e ka bërë publike Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britaninë e Madhe.

Ndër ta të paktën 11.486 janë civilë, 4.151 qeveritarë dhe 870 dezertorë janë vrarë, sipas organizatës jo qeveritare, që merr të dhënat nga një rrjet i gjerë informatorësh në vend.

Bilanci i javëve te fundit është ndër më të rëndit përgjatë 15 muajve, duke kaluar rregullisht 100 viktimat në ditë. (LajmeShqip.com)