|
|
e Martë, 10 Korrik 2012 15:35 Bruksel – Ministrat e finances se Eurozonës kanë rënë dakort qe ti japin një paketë shpëtimi prej 30 miliardë eurosh për bankat spanjolle.
Vendimi që është marrë sot do të duhet të aprovohet edhe nga parlamentet kombëtare të vendeve anëtare të BE-së që kanë aprovuar paketën. Vendi që ka ekonominë e katërt më të madhe në eurozonë, Spanja ka marrë pas 9 orë diskutimesh të vështira në Bruksel, pajtimin e 17 ministrave të financave të vendeve anëtare të Eurozonës për një kredi shpëtimi.
Kreu i grupit të ministrave të financave Jean-Claude Juncker ka thënë se nuk do të ketë kushte të veçanta për bankat të caktuara përderisa i ka bërë thirrje shtetit spanjoll të ketë kujdes me bankat e saj problematike. Junker tha se janë në përpjekje për të mundësuar disbursimin e parë të 30 miliardë eurove deri në fund të muaji, si çështje emergjente në sektorin bankar spanjoll .
Ministrat e financave të eurozonës gjithashtu kanë rënë dakord që afati i fundit i Spanjës për të shkurtuar deficitin e saj buxhetor prej 3 për qind është fillimi i vitit 2013. Marrëveshja e arritur nga 17 ministrat do të marr nënshkrimin zyrtar në gjysmën e dytë të korrik . (LajmeShqip.com)