|
|
e Mërkurë, 12 Shtator 2012 16:55 13 Prill 2013 13:39
10 Prill 2013 20:40
22 Shkurt 2013 19:18
16 Nëntor 2012 11:31
14 Nëntor 2012 16:23
12 Nëntor 2012 09:30
4 Nëntor 2012 08:05
8 Tetor 2012 17:55
8 Tetor 2012 14:09
Bruksel – Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso ka kërkuar që Bashkimi Evropian të shndërrohet në një “federatë të shteteve”.
Në një fjalim para Parlamentit Evropian, Barroso ka thënë se nuk kërkon një “super-shtet” evropian, por ka deklaruar se “BE-ja do të jetë gjithmonë më pak se shuma e pjesëve të saj, derisa unioni nuk forcohet”.
Ai ka thënë se “idetë e vjetra” nuk do të funksionojnë më dhe ”nuk do të shpëtojnë monedhën euro”.
Barroso ka shfaqur bindjen se Greqia do të mund të mbetet në Eurozonë nëse u përmbahet angazhimeve të saj.
Ai po ashtu ka shpalosur planet për një mekanizëm të vetëm mbikëqyrës për të gjitha bankat në Eurozonë. (LajmeShqip.com)