Lajme Shqip e Enjëte, 13 Shtator 2012 15:12

Kryetari i Parlamenti Evropian Martin Shulc ka theksuar se deklarata e tij që Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës nëse dëshiron të anëtarësohet në BE, paraqet një vlerësim individual të bazuar në pragmatizëm dhe realitetin e krijuar në Kosovë.

“Kjo është deklaratë e imja, por ajo që kam thënë është shumë e qartë dhe reale”, ka deklaruar Shulc për gazetën serbe Blic. “Me deklaratën time kam dashur të them se në të ardhmen në Bashkimin Evropian e shoh edhe Serbinë edhe Kosovës dhe se, deri në fund të procesit të anëtarësimit të të dyja vendeve, duhet të gjendet një marrëveshje,  e kjo është njohja reciproke”, ka përsëritur Shulc për shtypin beogradas.(LajmeShqip.com)