Lajme Shqip Friday, 19 April 2013 19:02

Kryetari i Partisë Demorkatike të Serbisë (DSS) thotë se qeveria e tashme ka pranuar që të largojë praninën e shtetit të Serbisë nga Kosova, dhe që “t’i dorëzojë popullin serbe në mëshirën e separatistave shqiptar, dhe të shes territorin e Kosovës për një datë të parëndësishme të nisjes së negociatave me BE-në”.

“Kjo qeverisjes është vrasëse e shtetit, sepse ka shkatërruar institucionet shtetërore serbe në Kosovë”, ka shkruar Koshtunica në një komunikatë për medie, si reagim për arritjen e marrëveshjes mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Sipas fjalëve të tij, meqë qeveria e Ivica Daçiqit I ka kthyer shpinën Serbisë dhe popullit të saj, është e nevojshme që të gjendet një formë e kundërshtimit të dhunës ndaj Serbisë.

“Duhemi në çdo mënyrë të mbështesim popullin tonë, dhe të mbrojmë institucionet e shtetit të Serbisë në Kosovë. Edhe në këtë akt të fundit të dorëzimit të Kosovës, asgjë ende nuk është e humbur. Lufta për shtetin e Serbisë dhe për Kosovën, si pjesë përbërëse e saj, nuk mund dhe nuk guxon të ndalet. DSS kundërshton hapur këtë marrëveshje të marr, dhe qëndron në anën e popullit të vet, i cili në Kosovë po lufton për shtetin e Serbisë,” ka shkruar Koshtunica. (LajmeShqip.com)