|
|
e Martë, 09 Tetor 2012 13:07 Seul - Koreja e Veriut sot njoftoi se posedon raketa me largësi të madhe veprimi të madhe të cilat mund të shkatërrojnë caqe në territorin e SHBA-së.
Zëdhënësi i Komitetit kombëtar koreanoverior për mbrojtje theksoi se këto raketa mund t’i shkaktojnë goditje jo vetëm forcave amerikane në gadishullin Korean, por edhe në Japoni, Guam, madje edhe në territorin e SHBA-së.
Në deklaratë thuhet se Pheniani është i gatshëm të kundërshtojë cilindo armik, “me kapacitete bërthamore kundër kapaciteteve bërthamore dhe me raketa kundër raketave”.
Kumtesa e këtillë e Phenianit pason pas marrëveshjes së re të lidhur të dielën midis Uashingtonit dhe Seulit për dërgesë të raketave amerikane në Korenë e Jugut me largësi më të madhe veprimi.
Koreja e Jugut deri më tani posedonte raketa me largësi veprimi prej 300 kilometra, ndërsa me marrëveshjen e re do të fitojë predha me largësi veprimi prej 800 kilometra, që është e mjaftueshme për qëllimin e caqeve në pjesë të Kinës dhe Japonisë.(LajmeShqip.com)