Lajme Shqip Thursday, 04 April 2013 10:55

SHBA – Përshkallëzohet edhe më shumë situata në gadishullin Korean, pasi ushtria e Koresë së Veriut ka marrë dritën jeshile definitive për një sulm të mundshëm bërthamor kundër SHBA-ve.

Lajmi raportohet nga agjencia Dow Jones e cila citon disa media amerikane. Kështu Koreja e Veriut ka njoftuar zyrtarisht Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagonin për një aksion të mundshëm bërthamor”-raporton edhe agjencia Bloomberg duke cituar agjencinë shtetërore koreane KCNA, sipas së cilës askush nuk mund të thotë tashmë nëse lufta do të shpërtheje sot apo nesër.

Ndërkaq SHBA-të po përgatiten të dislokojnë një sistem të avancuar mbrojtje bërthamore në Azi për të mbrojtur bazat e tyre ushtarake në paqësor. Lajmi raportohet nga Wall Street Journal, që citon një eksponent të administratës amerikane.

Sipas burimit, një dislokim i tillë bëhet si masë parandaluese dhe për të forcuar pozicionet e mbrojtjes kundër raketave nga Koreja e Veriut. Situatë shpërthyese , e ka cilësuar Rusia përshkallëzimin e tensionit mes Penjanit dhe Seulit, ndërsa zëvendësministri i Jashtëm rus, Igor Morgoulov, tha se ne situatën aktuale dhe atmosferën e tensionuar, mjafton një gabim elementar njerëzor apo një problem teknik për ta nxjerre situatën jashtë kontrolli.

Edhe Kina ka shprehur shqetësimin e saj serioz për rritjen e tensioneve ne kufirin mes dy koreve. Alarm ndërkohe edhe nga Franca e cila ka kërkuar një mbledhje urgjente te Këshillit te Sigurimit te OKB-se mbi situatën koreane.(LajmeShqip.com)