Lajme Shqip Tuesday, 24 April 2012 08:45

Phenian – Armata korenaoveriore u kërcënua se së shpejti do të merr “aksione të veçanta” në të cilat kryeqytetin koreanojugor do ta shndërrojë në “pluhur dhe hi”, duke e akuzuar qeverinë konservative në Seul se po e fyen udhëheqësinë e saj.

Veriu me muaj mbrapa në mënyrë të ashpër e kritikon presidentin jugokorean Li Mjun-bak dhe i kërcënohet me “luftë të shenjtë” për shkak të gjoja fyerjeve të tyre. Deri më tani nuk kishte kurrfarë incidente midis dy vendeve, por retorika bëhet gjithnjë e më e dhunshme, ndërsa disa analistë besojnë se janë të mundshme edhe provokime ushtarake.

“Së shpejti forcat tona të armatosura revolucionare do të marrin aksion special për ta larguar kërcënimin që e paraqesin një grup i tradhtarëve”, theksohet në kumtesën e ushtrisë verikoreane, që e publikuan mediat shtetërore.

Ushtria deklaroi se synimi i saj do të jetë “grupi i tradhtarëve rreth Li Mjun-bak”, kriminelë, elemente dëmtuese midis të cilëve janë edhe mediat konservative që e shkatërrojnë opinionin publik. Në deklaratë thuhet se ushtria tërë këtë “për tre ose katër minuta do ta shndërrojë në pluhur dhe hi”. (LajmeShqip.com)