Lajme Shqip Friday, 15 February 2013 15:05

Korea e Veriut i ka treguar aleatit të saj, Kinës, se është duke bërë përgatitje që të bëjë edhe një apo më shumë prova bërthamore gjatë këtij viti.

“Gjithçka është gati. Testi i katërt dhe i pestë nuclear do të bëhet së shpejti. Është e sigurtë se do të ndodhë brenda vitit”, ka thënë një burim i afërt me qeverinë e Koresë së Veriut, deklaratë të cilën e transmeton Reuters dhe në të cilën veç tjerash thuhet se prova e radhës do të jetë shumë më e fuqishme se herët tjera.

Prova e fundit bërthamore e Koresë së Veriut, ka shkaktuar shqetësim të madh në mbarë komunitetin ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara e cilësuan atë si “një kërcënim dhe provokim të drejtpërdrejtë”.