Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 10:17

Bogotë – Në reshjet e rrëmbyeshme të shiut në Kolumbi, të shkaktuara nga fenomeni klimatik “La Ninja” të cilat vazhdojnë tashmë 15 muaj nga prilli i viti të kaluar, jetën e kanë humbur 469 persona, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme e Kolumbisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë, 80 persona ende evidentohen si të zhdukur, përderisa 575 të tjerë janë të lënduar.

Përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut goditi rreth 3,7 milionë persona. Në territorin e 29 prej gjithsej 32 dapartamenteve të Kolumbisë, fatkeqësia natyrore shkatërroi 13 mijë shtëpi, ndërsa rreth 500 mijë janë dëmtuar. Të shkatërruara janë edhe dhjetëra rrugë dhe ura, ndërsa rreth 1,2 milionë hektarë të sipërfaqeve bujqësore janë të përmbytura.