Lajme Shqip Thursday, 23 June 2011 19:49

Uashington – Zgjidhja politike në Afganistan është e mundur dhe SHBA-ja është në kontakte me talebanët, deklaroi sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton.

“Besojmë se zgjidhja politike është e mundur. SHBA-ja ka diapazon të gjerë të kontakteve në shumë nivele, në Afganistan dhe rajon, përfshirë tetë kontakte fillestare me anëtarë të talebanëve”, deklaroi Klinton para komisionit të Senatit.

Sipas saj, “kjo nuk është punë e këndshme”, por është pjesë e përpjekjeve që t’i jepet fund kryengritjes në Afganistan.