Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka dërguar njërën nga makinat më vdekjeprurëse për të spastruar militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Kjo makinë vdekjeprurëse që ndryshe njihet edhe si “Flakë Dielli” apo “Blazing Sun” u dërgua në Siri muajin e kaluar pasi që presidenti i Rusisë zgjeroi misionin e tij për të shkatërruar ISIS-in, shkruan Express.co.
Video prej dy minutave i publikuar nga ushtria siriane, shfaq makinën e frikshme në aksion kundër grupit terroristë, për të parën herë, transmeton lajmi.net.
Makina gjuante në drejtim të pozicioneve ku gjendeshin militantë të ISIS-it në malet në veri-lindje të Latakia, qyteti kryesor i Sirisë.