Lajme Shqip Saturday, 06 April 2013 16:38

Beograd – Kisha Ortodokse serbe i ka dërguar një apel kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliq, kryeministrit serb Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministrit serb Aleksandër Vuçiq që të mos e pranojnë, siç njofton FoNEt, asnjë kusht të Bashkësisë Evropiane për anëtarësim të Serbisë në të.

Në kumtesën e Kishës, nënshkruar nga Ipeshkvi Irinej, ndër të tjera theksohet se “kisha nuk po iu drejtohet në mënyrë të rëndomtë, por Kisha u bën apel që të mos pranoni kushtet e Brukselit” që janë vënë për Kosovën” dhe këtë gjë, Kisha e bën pasi që në opinion është thënë se “Kisha po hesht rreth Kosovës”.

“Kisha nuk po hesht rreth Kosovës”, thotë kumtesa e cila vazhdon pastaj me gënjeshtra të njohura rreth realitetit historik, të shkuar dhe aktual, në Kosovë.

“Premtimet më të rëndësishme bërë para e pas zgjedhjeve me të cilat e fituat besimin e popullit që në këtë periudhë turbullirash e trazirash të udhëhiqni Serbinë, kanë qenë se nën kurrfarë kushtesh nuk do ta dorëzoni, nuk do ta tradhtoni dhe nuk do ta shisni Kosovën”, thotë ndër të tjera kumtesa e Kishës Ortodokse Serbe. (LajmeShqip.com)