Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 15:33

Pekin – Përmbytjet në Kinën qendrore dhe jugore shkaktuan vdekjen edhe të shtatë personave në tre ditët e fundit, me çka numri i viktimave është 105, ndërsa 65 llogariten si të zhdukur.

Reshjet më të fuqishme në 300 vitet e fundit në Kinë, të cilat po zgjasin javë të tëra, shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut dhe detyruan më shumë se 80.000 njerëz në evakuim, lajmëron agjencia Sinhua.

Meteorologët presin që reshjet të zgjasin deri në ditën e premte dhe se do të zgjerohen edhe në pjesën veriore të Kinës. Ministria kineze e Punëve Civile dhe Ministria e Financave do të sigurojnë 20 milionë dollarë për evakuim dhe rindërtim të provincave Hubej dhe Hunan.