Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 16:51

Në vitin 1978, Kina filloi mbjelljen e ‘Murit të Gjelbër të Madh’ për të krijuar një zonë të madhe të gjelbër me qëllimin që të zgjerohet edhe përgjatë shkretëtirës ‘Gobi’.

Përgjatë dekadave të fundit, më shumë se 66 miliardë pemë janë mbjellë në Kinë. Muri është planifikuar të kompletohet deri më 2050 dhe pritet që të rrisë mbulimin e pyjeve në të gjithë Kinën prej 5% në 15%.

Deri më 2050, më shumë se 100 miliardë pemë do të zënë një hapësirë prej 1,6 milion metra katrorë – duke mbuluar kështu rreth një të dhjetën e vendit me gjelbërim, transmeton lajmi.net.

Dihet se Kina është një vend me një normë të lartë të ndotjes së ajrit, kështu që përmes këtij plani planifikohet që kjo të reduktohet. Sipas një studimi të publikuar në revistën ‘Nature Climate Change’, sasia totale e karbonit që ndodhet në vendet e banueshme është rritur me rreth 4 miliardë tonë që nga viti 2003, me Kinën e cila kontribuon më së shumti në këtë rritje.