Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 11:56

Komanda detare kineze e ka paralajmëruar kundërpalën amerikane për “aktet e rrezikshme dhe provokative”, disa ditë pasi anijet luftarake amerikane lundruan pranë ishujve të përfolur në Detin Jugor Kinez.

Admirali Vu Shengli tha gjatë një videokonference se ekziston një risk se këto incidente të vogla mund të sjellin luftë, duke lexuar një njoftim të Marinës.

Shtetet e Bashkuara janë shprehur se bisedimet kanë qenë produktive dhe se dialogu do të vazhdojë.

Pretendimet e Kinës në Detin Jugor Kinez kundërshtohen nga fqinjët e saj aziatikë.