Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 08:56

Kina nuk ka frikë që të luftojë me Shtetet e Bashkuara mbi konfliktin në Detin e Jugut. Kështu hapet një gazetë e përditshme shtetërore që drejtohet nga Partia Komuniste kineze. Një artikull i tillë vjen 24 orë pas patrullimit të anijes luftarake amerikane, USS Lasson, pranë brigjeve të arkipelagut Spratli.

 “Përballë kërcënimit të Shteteve të Bashkuara, Pekini duhet të përballet me Ëashingtonin në mënyrë diplomatike, por qeveria po përgatitet për situatën më të keqe të mundshme. Shtëpia e Bardhë duhet ta kuptojë se Kina, pavarësisht se nuk ka si qëllim luftën, nuk është e frikësuar që ta shpallë një gjë të tillë, në rast se do të shkelen sovraniteti, siguria dhe dinjiteti kombëtar”. – shkruhet në të përditshmen shtetërore.

Ndërkaq, një portal online që kryen lajmërime mbi aktivitetin ushtarak të Kinës, i ka dedikuar SHBA një tjetër artikull ku nënvizohet se Ëashingtoni është shkaktari i kaosit dhe i destabilitetit në shumë vende të botës, e sidomos në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, ministria kineze e mbrojtjes akuzoi SHBA se provokimi ka qenë i qëllimshëm ndërsa paralajmëroi se Kina do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e vendit. Sipas ministrisë, kjo lëvizje përbënte një kërcënim serioz ndaj sigurisë kombëtare të vendit veçanërisht ndaj stafit që gjendej në ishull.

Mbi konfliktin detar ka reaguar edhe sekretari i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Ash Carter. Ai është shprehur se forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara do të kryejnë fluturime dhe do të lundrojnë kudo ku nuk shkelin asnjë prej ligjeve ndërkombëtare.