Lajme Shqip Thursday, 30 July 2015 16:45

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, përdori përvjetorin e Luftës Koreane për të lëshuar një paralajmërim për të gjithë amerikanët.

“Nëse na hapni luftë, nuk do të lë asnjë amerikan të gjallë,” tha ai.

Përvjetori festohet në vend si një fitore ndaj SHBA dhe Koresë së Jugut.

“Ka ikur përgjithmonë ajo kohë kur SHBA na shantazhonte me armë bërthamore, tani SHBA nuk është më burim kërcënimi dhe frike për ne- tani jemi ne burim frike për ta,” tha diktatori.

Kurse gjenerali Pak Yong Sik i Ushtrisë Popullore Koreane tha: “Një luftë e dytë koreane do sjellë fundin e imperializmit amerikan”.