Lajme Shqip e Premte, 30 Dhjetor 2011 17:13

Bruksel – Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Ketrin Eshton sot shprehu brengosje për shkak të bastisjeve të zbatuara në disa organizata joqeveritare lokale dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Egjipt.

“Kjo demonstratë e hapur e forcës kundër organizatave joqeveritare është veçanërisht brengosëse, sepse vjen gjatë tranzicionit ndaj demokracisë në Egjipt”, theksohet në kumtesën e kabinetit të Eshtonit.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së “u bën thirrje autoriteteve egjiptiane që ta zgjidhin situatën momentale edhe të organizatave joqeveritare që t’u mundësojë të vazhdojnë që të punojnë në ofrimin e mbështetjes për tranzicion në Egjipt”.

Policia egjiptiane dje i bastisi hapësirat e 17 organizatave lokale dhe të huaja për të drejtat e njeriut, në kuadër të hetimit për nivelin e financimit ilegal.

Policia dhe ushtria gjatë bastisjes, të punësuarve nuk i lejuan që t’i braktisin hapësirat përderisa nuk merren në pyetje.