Lajme Shqip Wednesday, 26 June 2013 14:59

Beograd- Pala serbe në bisedimet teknike me Kosovën për energjinë kërkon që Bashkësia (asociacioni) e komunave serbe në veri të ketë kompaninë e cila do ta furnizojë pjesën veriore të Kosovës me energji elektrike. 

“Çështja e furnizimit të pjesës veriore të Kosovës me energji ka mbetur e hapur. Ne dëshirojmë ta kemi kompaninë tonë, që do të merrej me furnizimin dhe distribuimin në pjesën veriore të Kosovës”, citon Tanjug ministren për Energjetikë Zorane Mihailloviq.
Ajo theksoi se ka mbetur e hapur çështja e hidrocentralit Gazivoda (Ujmanit) , meqë tri të katërtat e atij sistemi ndodhen në territorin e Serbisë.

“Ne po insistojmë që këtë sistem ta qeverisë Bashkësia e komunave serbe”, është shprehur ajo, raporton koha.
Sipas saj, bisedimet do të vazhdojnë më 7 e 8 korrik, në Bruksel.