Lajme Shqip e Enjëte, 12 Korrik 2012 12:04

Beograd – Mandatari për themelimin e qeverisë së re të Serbisë Ivica Daciq, ka njoftuar se sot do të vizitojë Berlinin për të takuar atje zyrtarët më të lartë të shtetit gjerman.

Siç njoftojnë mediat serbe, Daciq ka qëllim të njoftojë drejtuesit e shtetit gjerman me programin dhe qëllimet e kabineti të tij qeveritar. “Kjo ka rëndësi të madhe që ta bëj, ka thënë Daci” para nisjes ndërsa ka shtuar se “Gjermani ka një rol shumë të madh dhe të rëndësishëm brenda Bashkimit Evropian”.

Daciq ka njoftuar se me 26 korrik do të ketë takime edhe me shefen e BE-së Ketrin Eshton, ndërsa ka paralajmëruar se të njëjtën datë do të përfundojë dhe procesi i formimit të qeverisë serbe. Gjermania është në mesin e vendeve kryesore të BE-së që ka kërkuar nga Qeveri serbe të përmirësojë raporte fqinjësore me Kosovës.

Derisa emra të njohur të euro-parlamentarëve gjermanë si Doris Pack, Bernd Posellt etj, kanë kritikuar në vazhdimësi me tone të ashpra politikën zyrtare të Serbisë në raport me Kosovën , veçanërisht me veriun e Kosovës, kancelaria Merkel nga Serbia kishte kërkuar shpërbërjen e strukturave paralele në veri.

Vetë mandatari ri i qeverisë së Serbisë Daciq është i njohur me kërkesat e qeverisë gjermane pasi ka qenë pjesë e qeverisë në cilësinë e ministrit të Brendshëm kur kancelaria Merkel i ka shtruar këto kërkesa. Sipas njohësve të politikës së jashtme gjermane, drejtuesit e shtetit gjerman të njëjtat kërkesa do t’ia përsërisin mandatarit Daciq edhe kësaj radhe. (LajmeShqip.com)