Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 11:18

Kejp Kanaveral – Shatëli kozmik “Indejvor” me gjashtë kozmonautë ateroi në kozmodromin në Kejp Kanaveral, në shtetin federal amerikan Florida, duke e kryer misionin e fundit në suaza të programit “Shatëli kozmik”i NASA-s.

Shatëli, i cili dërgoi në stacionin kozmik ndërkombëtar (SKN) aparaturë shkencore revolucionare, e preku pistën në orën e planifikuar 6:35 sipas Giniçit.

“Endevor” është shatëli i dytë pas “Diskaverit” që NASA do ta “pensionojë”. Shatëli i tretë aktiv “Atlantis”, do ta kryejë fluturimin e fundit muajin e ardhshëm, me çka do ta pajisë SKN-në për vitin e ardhshëm. Lansimi është i caktuar për më 8 korrik. Përderisa “Endevor” fluturonte drejt Tokës, “Atlantis” ishte i transportuar deri te kozmodromi në Kejp Kanaveral, për ta filluar përgatitjen për fluturimin e tij të fundit.

Misioni i fundit i “Endevorit” filloi më 16 maj dhe vazhdoi 16 ditë. Fluturimi kozmik dhe ekuipazhi i tij prej gjashtë anëtarëve u drejtuan anasjelltas drejt Tokës të dielën vonë.

Kozmonautët e “Endevor”-it dolën katër herë në kozmos, ndërsa shëtitja e tyre ishte e fundit në historinë e programit “Shatëli kozmik”.

Anijet kozmike “pensionohen” për të kursyer katër miliardë dollarë për një vit, ndërsa NASA ato të holla do t’i shfrytëzojë për zhvillim të fluturimeve të reja, të cilat do të shkojnë edhe më tej nga orbita e SKN-së në 355 kilometra mbi Tokën.