Lajme Shqip Thursday, 04 April 2013 20:55

“Pyetem se si njerëzit këtu në përgjithësi mund të mbijetojnë. Kur flasim për stereotipe, i pari është se në Jugun e Serbisë janë më tepër se 50% të banorëve të papunë, ndërsa në disa komuna, kjo shifër është edhe 80%. Stereotipi i dytë është se ky rajon nuk ka infrastrukturë”, tha sot Infante në një tribunë me moton “Të gjithë jemi të njejtë”, që u mbajt në Bujanovc.

Ai mëtutje ka theksuar se “vetëm 3% të mjeteve të tërësishme, që i ka marrë Serbia nga viti 2001 e deri në vitin 2012, janë shpenzuar në Jug të Serbisë, dhe se perspektiva e vetme e këtij rajoni është hapja e vendeve të reja të punës”.  

Në disa komuna në Jugun e Serbisë, shqiptarët janë popullatë shumicë.(REL/LajmeShqip.com)