Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 14:51

Katër fëmijë sirianë të moshave nga 1 në 4 vjeç janë gjetur sot të mbytur në brigjet e Turqisë pas fundosjes së varkës me të cilën ata po përpiqeshin të shkonin drejt ishullit grek Lesbos, ka njoftuar agjencia e lajmeve “Dogan”.

Të ndihmuar nga një helikopter, rojet bregdetare turke kanë arritur të shpëtojnë 19 persona, të cilët kishin qenë në të njëjtën anije, e cila ishte nisur nga rajoni i Edremit (veriperëndim).

Turqia, e cila zyrtarisht ka pranuar 2,2 milionë refugjatë sirianë, është një pikë nga nisen shumë emigrantë, të cilët marrin detin shpesh në kushte të rrezikshme dhe ia mësyjnë ishujve grekë, që janë porta e hyrjes në Bashkimin Evropian.