Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 10:20

Një kompleks jashtëzakonisht i madh është hapur në Katar, i cili gjendet menjëherë pasi të dalësh nga Doha.

‘Qyteti i Punës’ mund ti akomodojë rreth 70,000 punëtorë të huaj, të cilët kanë ardhur në shtetin Gulf për të marrë pjesë në projektet e mëdha ndërtimore, një ndër to që është edhe Fifa World Cup 2022.

Zyra e Inxhinierisë së shtetit sapo e ka prezantuar zyrtarisht projektin prej 825 milionë dollarë i cili do të jetë shtëpi e rreth 68,640 punëtorëve.

Ceremonia e ditës së diel është hapur nga Kryeministri Abdullah bin Nasser Al-Thani dhe nga Ministri i Punës, Abdullah al-Khulaifi, i cili e përsëriti se përmirësimi i standardeve jetësore për emigrant është bërë prioritet i shtetit, transmeton lajmi.net.

 ‘Qyteti i Punës’ i cili shtrihet vetëm 14 kilometra nga Doha dhe e mbulon një zonë prej 1,100,000 metra katrorë, është vetëm një nga 7 komplekset e shtëpive që qeveria është duke i ndërtuar, e të cilat do të bëhen shtëpi e 260,000 emigrantëve punëtorë.

Modeli i ri i projektit i ka dy seksione me apartamente banimi, dhe një tjetër i cili e përfshin edhe një distrikt argëtimi dhe biznesi.

Banorët mund të shijojnë edhe teatrin me 17,000 ulëse.

Qyteti gjithashtu ofron një qendër komerciale dhe market me 200 dyqane.

I ka 4 kinema dhe një fushë kriketi.

Veç këtyre, për ti bërë banorët që në ‘Qytetin e Punës’ të ndihen si në shtëpi, janë ndërtuar edhe 2 xhami, një prej tyre e cila është e dyta më e madhe në të gjithë shtetin.

Seksioni i dytë përmban 55 ndërtesa banimi, objekte fetare, klinik mjekësore dhe parkingje.

‘Qyteti i Punës’ është gjithashtu i pajisur me telefona publik dhe me qendra Wi-Fi.

Deri tani 40% e hapësirës është e zbrazët, ndërsa pjesa tjetër është e zënë me punëtorët që vinë nga shtetet tjera, duke përfshirë shtetet si Nepali, India, Shri Lanka dhe Vietnami.

Gjithashtu, për ti dhuruar banorëve siguri, 2 stacione policore gjenden aty e pos kësaj janë vënë edhe kamera vëzhgimi gjithandej.

 

Qatari është duke investuar në mënyrë masive për të ndërtuar stadiume dhe hotele për Kupën e Botës të vitit 2022, projekt i cili kushton $16 bilion.

Kjo infrastrukturë e cila nevojitet për të qenë organizator i kësaj ngjarje, mund të arrijë shumën deri në $200 bilion. /Lajmi.net