Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 10:24

Kasablanka - Disa mijëra të rinj nga lëvizja antiqeveritare “20 shkurti”, e cila insiston për reforma politike në Marok, mbrëmë demonstruan në Kasablanka me kërkesë për ndryshime, transmetuan mediat franceze.

Për dallim nga demonstratat paraprake, policia kësaj radhe nuk intervenoi që t’i shpërndajë protestat.

Të rinjtë kërkojnë ndryshime rrënjësore, në sferën politike, ekonomike dhe sociale në Marok, vendosjen e monarkisë parlamentare, pranimin e Kushtetutës demokratike e cila do ta garantojë ndarjen e autoriteteve, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, drejtësinë sociale, jetë dinjitoze dhe luftë me korrupsionin.

Protestat kaluan qetë dhe pa përleshje.

Sipas policisë, në protesta morën pjesë rreth 2.500 persona, ndërsa më shumë se gjysma prej tyre kanë qenë islamikë, ithtarë të lëvizjes “Drejtësi dhe mëshirë”, anëtari i së cilës Haled al Amari vdiq në spital, pasi javën e kaluar u rrah në protestë me kërkesën për reforma në qytetin jugor Safi.

Sipas pjesëmarrësve në protesta, numri i tyre ka tejkaluar 10.000 persona.