Lajme Shqip e Premte, 29 Qershor 2012 07:10

Ankara- Karvani prej rreth 30 automjeteve të blinduara ushtarake dhe sistemeve raketore nga Komanda e 39 e peshadisë së mekanizuar nga porti i qyteti  turk Iskenderun lëvizin drejt kufirit sirian, deklaruan mediat turke.

Në rajonin janë sistemuar edhe një numër i madh i ushtarëve të armatosur të cilët paraprakisht kanë kaluar rreth qendrës së qytetit Iskenderun.

Gazeta Turkie thekson se ushtarët do të jenë të locuar në rajonin e pikës kufitare Xhilvegozju dhe në rajonet e qyteteve Rejhanlli, Jaljadagi dhe Alanjozju. Gazeta shtoi  shtoi se për shkak të aktivitetit ushtarak në rajonin, refugjatët sirian nga kampi në Rejhanlli janë transferuar me minibus dhe autobus në Shanlaurfa.  (LajmeShqip.com)