Lajme Shqip Thursday, 16 July 2015 13:22

Në Tiranë u pa qartë kjo, kur foli për problemet e Shqipërisë.

Por gjatë një aktiviteti në Gjermani, kancelarja Merkel u përball me një vajzë që po qante dhe i bëri gjërat akoma më keq.

Vajza palestineze, e quajtur Reem, është përpara deportimit me familjen e saj, transmeton Mapo.al.

Ajo thotë se e kanë shumë të vështirë të kthehen në Liban, pasi kanë kaluar katër vite në Gjermani.

Por Merkel është e prerë: Nuk kam çfarë bëj!

Vajza shpërthen në lot.

Kancelarja i afrohet dhe e kap për faqe, duke i sqaruar sërish se Libani nuk është në luftë.

Pastaj moderatori i aktivitetit ndryshon temë.