Lajme Shqip Saturday, 25 June 2011 11:47

Kajro - Dhjetëra persona janë lënduar në Kajro në përleshjet mes ithtarëve dhe kundërshtarëve të ish- presidentit Hosni Mubarakut.

Përleshjet filluan pasi që kundërshtarët e Mubarakut arritën në vendin ku ka pasur tubim në mbështetje të ish-presidentit.

Të dy grupet filluan të gjuajnë njëri-tjetrin me gurë pas çka policia intervenoi. Mubaraku (82 vjeçar) do të dalë para gjykatës në gusht dhe nëse shpallet fajtor mund të dënohet me vdekje.