Lajme Shqip Monday, 20 June 2011 19:45

Kajro – Ish-presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak është i sëmurë nga kanceri, kumtoi avokati i tij.

Ai iu referuar mendimit konsiliar të mjekëve të cilët kanë bërë kontroll detajor të gjendjes shëndetësore të Mubarakut për të konfirmuar nëse ai është në gjendje të dalë para gjykatës.

Mubaraku është hospitalizuar në Sharm el Sheik për shkak të problemeve me zemrën të cilët janë paraqitur pas bisedimeve të para informative nga policia. Është i akuzuar se e ka keqpërdorur pushtetin dhe ka urdhëruar që të vriten demonstruesit. Procesi kundër tij duhet të fillojë më 3 gusht.