Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 19:02

Paris - Gazetarët francezë, Stefan Taponie dhe Erve Geskie, si dhe përkthyesi i tyre Reza Din, të cilët ishin rrëmbyer më 30 dhjetor të vitit 2009 në Afganistan, janë liruar, kumtoi sot Pallati i Eliseut.

Presidenti francez Nikolla Sarkozi shpreh gëzim për shkak të lirimit të tyre, duke iu bashkangjitur gëzimit të familjeve të dy gazetarëve francezë dhe përkthyesit të tyre.

Sarkozi i shprehu edhe falënderim presidentin afgan Hamid Karzait për mënyrën e menaxhimit me krizën dhe të gjithë atyre të cilët morën pjesë në lirimin e pengjeve.

Presidenti francez pastaj i shprehi mbështetje popullit afgan dhe autoritete afgane.

Tani për tani nuk ka detaje për lirimin gazetarëve, të cilët sot duhet të arrijnë në ambasadën e Francës  në Kabul prej ku nesër do të nisen për në Francë.

Presidenti Sarkozi personalisht u telefonoi familjeve të gazetarëve për t’ua kumtuar lajmin e gëzuar.

Sot në Strasburg, pjesëmarrësit e Universitetit veror për demokraci të Këshillit të Evropës, mes të cilëve edhe nga Maqedonia, para hyrjes së Pallatit të Evropës mbajtën një tubim të shkurtë ku u shprehën mbështetje dy gazetarëve francezë, duke kërkuar lirimin e tyre, duke mos e ditur se në momentin kur ata e kërkonin atë, në anën tjetër të botës në Afganistan  përfundonte peng-marrja e dy gazetarëve francezë.