Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 13:49

Luksemburg – Qeveria holandeze do të marrë vendim në vitin 2012 pas kërkesës për bashkimin e Bullgarisë dhe Rumanisë drejt Zonës shengen, pas një periudhe testuese prej dy viteve, deklaroi sot ministri holandez për Imigrim Herd Leeers.

“Ende është herët që të sillet vendim dhe pa dyshim do të duhet të kalojë një kohë para se të jemi në gjendje për ta bërë këtë”, sqaroi ai.

“Do të kërkojmë nga vendet e reja që në mënyrë efikase t’i kontrollojnë kufijtë e përbashkëta. Përveç kësaj është e domosdoshme që reformat gjyqësore në Bullgari dhe në Rumani të jenë efektive dhe të pakthyeshme”, theksoi ministri holandez.

Qeveritë e vendeve anëtare të Zonës shengen e presin raportin e Komisionit Evropian, i cili duhet të shpallet në muajin korrik për reformat e sistemit gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit në të dy vendet.

“Me kujdes do ta shqyrtojmë këtë raport”, deklaroi Leers dhe theksoi se për vendimin e Qeverisë së tij do të nevojitet kohë.

Afati provues do të zgjasë deri në raportin e ardhshëm të Komisionit, të paraparë për vitin 2012.