Lajme Shqip e Enjëte, 22 Dhjetor 2011 20:44

Romë-Manovra ekonomike e qeverisë Monti ka marrë edhe miratimin e Senatit, bashkë me votëbesimin ndaj ekzekutivit të tij.

Pas një diskutimi të përgjitshëhm dhe ndërhyrjes së kryeministrit Monti, dekreti për shpëtimin e Italisë u votua nga 257 senatorë, ndërsa 41 e kundërshtuan.

Në fjalimin e tij në Senat para votimit, kryeministri tha se Italia do të përpiqet të orientohet drejt rritjes ekonokike, se sa të përqëndrohet në disiplinën fiskale, ndërsa u bëri thirrje italianëve të blejnë bonot e thesarit.

“Ju siguroj se do të bëjmë ç’është e mundur për ta ndryshuar BE-në në drejtimin që të gjithë shpresojnë. Për të kapërcyer krizën e borxheve sovrane, është esenciale që italianët të blejnë bonot e thesarit italian. Duhet të kemi besim tek vetja, tek aftësia jonë për të ndërtuar një Itali më të mirë për fëmijët tanë”-tha Monti.

Masat e miratuara përfshijnë reduktim të shpenzimeve, rritje të taksave dhe reformim të pensioneve.

Kryeministri Monti ka deklaruar se pa këto masa, Italia do të përballet me një katastrofë të vërtetë ekonomike si ajo që ka prekur Greqinë. Dekreti do të bëhet ligj pas firmës së presidentit të vendit dhe publikimit në Fletoren Zyrtare. (LajmeShqip.com)