Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 15:21

Dar es Salam - Tribunali i OKB-së për Ruandën ka dënuar me burg të përjetshëm gruan e parë që akuzohet për gjenocid para një gjykate ndërkombëtare.

Pauline Nyiramasuhuko, 65 vjeçe, një ish-ministre është akuzuar për gjenocid dhe nxitje të dhunimit në Ruandën jugore ne vitin 1994.

Verdikti i sotëm vjen 14 vjet pas arrestimit të saj.

Ajo është femra e vetme e burgosur në Tribunalin për Krime Lufte në Ruandë.

Në Ruandë vlerësohet se kanë humbur jetën 800 mijë persona, kryesisht pjesëtarë të fisit tutsi, në një periudhë kohore prej 100 ditëve.