Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 14:04

Ahmadabad – Një kamion hyri në një grup të pelegrinëve, të cilët flinin në skaj të rrugës, në perëndim të Indisë, ku e humbën jetën 18 persona, ndërsa shtatë persona janë lënduar, kumtoi policia lokale.

Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, 80 kilometra në jugperëndim të qytetit Ahmadabad, kur shoferi i kamionit për shkak të gomës së plasur e humbi kontrollin ndaj automjetit, transmetojnë mediat amerikane.

Një inspektor i policisë deklaroi se shumë pelegrinë shkojnë në këmbë deri te tempulli në fund dhe shpesh herë pushojnë në skaj të rrugës.

Sipas të dhënave të policisë, India gjendet në vendin e parë në botë sipas numrit të të vdekurve në autostrada. Në këtë vend në rrugë, në vjet vdesin 110. 000 njerëz, ndërsa aksidentet ndodhin për shkak të vozitjes së shpejtë, automjete të ngarkuara dhe të vjetra dhe për shkak të rrugëve të këqija.